7 Nëntor, 2017 - 12:16 pm
Çmimi prestigjioz francez i letërsisë “Goncourt”, iu dha dje Eric Vuillard, autorit të librit që përshkruan ngjitjen në pushtet të diktatorit gjerman, Adolf Hitler.
Në romanin “L’ordre du jour”, të 49-vjeçarit Eric Vuillard, gërshetohen detaje të trilluara me ato të realitetit, që autori i përdor për të eksploruar frikën, inercinë dhe oportunizmin e karaktereve të ndryshëm të asaj periudhe.
Takimi i fshehtë midis Hitlerit dhe liderit gjerman të prodhimit industrial, në shkurt të vitit 1933 luan një rol të rëndësishëm në historinë e romanit.
Gjithashtu, Vuillard ka trajtuar edhe më herët tematika të episodeve historike në librat si “14 Juillet”, mbi rënien e një kështjelle në Paris, e njohur zyrtarisht si Bastille Saint-Antoine gjatë revolucionit francez, dhe “Kongo” ku zhvillohen ngjarjet e kolonizimit të Afrikës.
Ceremonia e ndarjes së çmimit të letërsisë franceze “Goncourt”, është zhvilluar çdo vit, që prej vitit 1903, nga akademia ”Goncourt”.
Ky është një çmim simbolik prej 10 eurosh që nxit shitjet e fituesit deri në një shifër rekord.
Çmimi i dytë i madh i letërsisë “Renaudot” iu dorëzua sot Olivier Guez , autorit të veprës mbi nazismin, “La Disparition de Josef Mengele”.
Guez përshkruan fatin e mjekut famëkeq në kampin e përqendrimit të Auschwitzit, i cili u arratis në Argjentinë pas disfatës naziste në Luftën e Dytë Botërore.//a.i/ a.jor./ KultPlus.com