25 Tetor, 2018 - 7:45 pm
Akademia franceze hapi sot sezonin e çmimeve për letërsinë duke i dhënë Çmimin e Madh të Romanit autorit Camille Pascal, “L’été des quatre rois” (Vera e katër mbretërve), një roman që tregon verën 1830 kur katër sovranë pasuan njëri-tjetrin në fronin e Francës.
Këshilltar i shtetit, ish-sekretar i përgjithshëm i grupit “France Télévisions” dhe ish-këshilltar i Nicolas Sarkozy në Elize, Camille Pascal, 52 vjeç, për nga profesioni është historian.
“L’été des quatre rois” është romani i tij i parë. /G.S/KultPlus.com