13 Nëntor, 2018 - 9:00 pm
Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi shumë shpejtë do të sjellë librin e tij më të ri, por ky libër nuk është i zakonshëm për të.
Mes dhimbjes për vajzën e humbur ai sjellë librin me vargjet më të ndjerë që dora i ka shkruar ndonjëherë, shkruan KultPlus.
“Bubulinë, ti letër e palexume” titullohet libri i cili do të shpalosë dhimbjen e babait për të bijën e humbur.
Libri përbëhet me letra kujtimesh për vdekjen e vajzës – Bubulinën dhe vjen pikërisht në përvjetorin e vdekjes së saj, më 20 nëntor në ora 12:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. /KultPlus.com