13 Shkurt, 2018 - 5:35 pm
Në ditarin e tij, Charles Darwin na ka lënë një pasuri letrare dhe këshilla për jetën.
Darwinin nuk e lë dot koha në pluhurin e saj, por sikur shpesh ai del në pah me meditimet e tij. Ai u martua me Emma Wedgwood, por nuk ishte gjithmonë një ithtar i martesës.
Në ditarin e tij, ai tregon edhe tensionin mes familjes, karrierës, dashurisë, zemrës dhe punës.
Sa për martesën, ai la diçka të shkruar, gjërat pozitive dhe negative që sjellë martesa. Pse po e jo kundër martesës, atëherë, një njeri si Darwini?
Me martesë
Fëmijë (nëse do Zoti) – shoqëri edhe në kohën e pleqërisë, biseda mbi tema të ndryshme. Shtëpi të përbashkët, dikë që përkujdeset për shtëpinë. Edhe humbje kohe e tmerrshme.
O Zot, nuk tolerohet të mendohet se jeta e një njeriu do të kalojë vetëm duke punuar, punuar, punuar e asgjë. Nuk bën. Shtoja zjarrin e mirë, librat, muzikën, për dinjitet të vërtetë. Mund të koleksiononi, por jo libra. Bëhesh objekt i dashurisë, objekt me të cilin luajnë, kur je i martuar.
Pa martesë
Ekziston liria për të bërë çdo gjë. Zgjedhje që e marrin pak njerëz. Nuk je i detyruar të vizitosh të afërmit, nuk ke fëmijë dhe nuk merresh me ankthin që ata të japin. Edhe kjo një humbje e kohës.
Por mund të udhëtoni, në Evropë e në Amerikë. Biseda me shoqëri nëpër klube të natës, por edhe mëngjese i vetëm.
Charles Darwin, natyralist anglez, ishte një nga pesë personat pa prejardhje mbretërore të cilit iu krye një shërbim funebër nga shteti në shekullin e XIX. Ai u varros në Uestminister Abbey, pranë varreve të John Herschel dhe Isaac Newton.
Darwini gjatë verës së 1825 punoi pranë të atit si ndihmës mjek për të ndihmuar të varfrit në Shropshire. Më pas do të shkonte në Universitetin e Edinburgut me vëllain e tij, Erasmusin në tetor të po atij viti. Darwini shpejtë u demoralizua nga studimet e tij duke neglizhuar kështu studimet e tij mbi mjekësinë. Ai njihet si themelues i teorisë së evolucionit. / KultPlus.com