11 Maj, 2019 - 9:00 pm
“Njeriu i cili i arrin lehtë gjërat që i dëshiron, duket se plotësimi i dëshirave nuk i sjell lumturi.”
“Dashuria është forma e parë dhe më e zakonshme e emocioneve që shpie drejt bashkëpunimit dhe ata që e kan ndier dashurinë në çfardo intensiteti, nuk do të pajtoheshin me filozofinë e cila e konsideron se e mira më e madhe është të jenë të pavarur nga personi që dashurojnë.”
“Njeriu që nuk ka provuar kurr gjëra të bukura në shoqëri të gruas që e ka dashur, nuk e ka ndier kurr fuqin magjike që e kan gjërat e tilla.”
“Dashuria është e zonja ta thyejë lëvozhgën e fort të Un-it, pasi ajo është një form e bashkëpunimit biologjik në të cilën janë të nevojshme ndjenjat e njërit që të plotësohet qëllimi instiktiv i tjetrit.”
“Ajo që njeriu tipik modern kërkon nga të hollat është që t’i sjellin më tepër të holla dhe famë që të mund të shquhet, të shkëlqejë dhe t’ua kalojë atyre që deri tash kan qenë në të njejtin rang. Rrjedhimisht prej kësaj, të gjitha emocionet snobiste bëhen më të shqetësuara se sa atje ku shkallët shoqërore janë të caktuara.
Përveç kësaj, paraja është pranuar edhe si masë e mendjes. Një njeri që fiton shumë të holla është burrë i mençur, një njeri që nuk fiton nuk është. Askush nuk dëshiron që ta marrin për budalla.”
“Rrënja e brengës qëndron në atë se suksesi i garës theksohet së tepërmi si burim i lumturisë. Ajo që pohoj është se suksesi mund të jetë vetëm pjesë e lumturisë dhe është paguar shumë shtrenjtë nëse për ta arritur këtë janë flijuar të gjithë përbërësit e tjerë.”
“Njeriu i pasur i kohëve tona ka tendenca të bëhet një tip njeriu tjetër fare. Ai nuk lexon kurrë. Edhe nëse e bën një galeri pikturash, me qëllim për t’u mburrur, ai mbështetet në ekspertë që t’ia zgjedhin pikturat; kënaqësia që ai ka për to nuk vjen nga të shikuarit e tyre, por nga pamundësia e njerërve tjerë të pasur për ti patur ato.”
“Gjithnjë deri sa njeriu nuk do ta mësojë se çka të bëjë me suksesin pas arritjes së tij, arritja e tij do të bëhet domosdo pre e mërzisë.”
“Dashuria është një përjetim në të cilin tërë qënia jonë përsëritet dhe freskohet si bimët me shi pas thatësisë. Në marrdhënien seksuale pa dashuri, nuk ndodh asgjë nga kjo. Kur kryhet kënaqësia momentale, pasojnë lodhja, neveria dhe ndjenja se jeta është e zbrazët. Dashuria është pjesë e jetës së tokës; seksi pa dashuri nuk është.”
“Me vullnet ose pa vullnet, me qëllim ose me pahir, shumica e njerëzve modernë, bëjnë një jetë që i shaktërron nervat dhe është vazhdimisht tepër e lodhur, që të jetë e aftë të ndiej kënaqësi pa përdorimin e alkoolit.”
“Asgjë nuk i shterron më shumë lëngjet e jetës se pavendosmëria dhe asgjë nuk ka më të kotë se ajo.”
Bertrand Russell, “Pushtimi i Lumturisë” /KultPlus.com