20 Gusht, 2021 - 11:59 pm
Leon Tolstoi, shkrimtari i madh rus i cili njihet për dy veprat e tij që letërsia botërore i konsideron si kryevepra të letërsisë, shkruan KultPlus.
Tolstoi la gjurmë të mëdha në historinë e letërsisë botërore e sidomos asaj ruse.
Më poshtë mund të lexoni një fragment të shkëputur nga romani i tij ”Lufta dhe Paqja”
”Po, dashuri,… por jo dashuri që dashuron për diçka, të fitojë diçka, ose për shkak të diçkaje, por atë dashuri që e ndjeva për herë të parë, kur isha duke vdekur, e pashë armikun tim dhe prap e doja atë. E njoha atë ndjenjë të dashurisë e cila është esenca e shpirtit, për të cilën asnjë objekt nuk është i nevojshëm.
Dhe këtë ndjenjë të hareshme e njoh edhe tani gjithashtu. Ta duash fqinjin e dikujt; ta duash armikun e dikujt; të duash çdo gjë – ta dush Zotin në të gjitha manifestimet e tij. Dikush që është i dashur për dikë, mund të duhet me dashuri njerëzore; por një armik ama, mund të dashurohet vetëm me një dashuri hyjnore.
Dhe kjo ishte arsyeja se përsa ndjeva kënaqësi të tillë kur e ndjeva se e dashuroja atë burrë. Çfarë ka ndodhur me të? A është ai gjallë?… Dashuria njerëzore mund të kalojë nga dashuria në urrejtje; por dashuria hyjnore nuk mund të ndryshojë kurrë; Asgjë, madje as vdekja nuk mund ta thyej atë.
Ajo është pikërisht natyra e shpirtit. Dhe sa njerëz kam urrejtur në jetën time? Nga gjithë këta njerëz, asnjë nuk e kam dashuruar dhe urrejtur më shumë se atë… nëse do të ishte e mundur për mua ta shoh atë vetëm edhe njëherë… vetëm njëherë, dhe duke shikuar ata sy t’i them….” / KultPlus.com