3 Dhjetor, 2019 - 11:30 am
Jozef fon Ajhendorf shte poet, romancier, dramaturg, kritik letrar dhe përkthyes prusian. Konsiderohet si njëri nga shkrimtarët kryesorë të periudhës së romantizmit.
Veprat e tij janë edhe sot e kësaj dite mjaft të njohura në Gjermani dhe ende lexohen me ëndje.
Ishte pasardhës i një familjeje të vjetër fisnike. Jozefi studion që drejtësinë dhe shkencat humane në një qytet afër Jenës, që atëkohë ishte pika qëndrore e romantikëve.
Poezia e Ajhendorfit përfshinë shumë forma, ndërsa ndikimet kryesore të tij vijnë nga këngët popullore.
KultPlus sjell një nga thëniet e famshme për dashurinë:
“Dashuria – dhe për këtë janë të një mendjeje tërë dijetarët – është një ndër cilësitë më guximtare të zemrës njerëzore, me një shikim të zjarrtë ajo shemb përtokë kala-
të e rangut e të pushtetit, për atë bota është tepër e ngushtë dhe
përjetësia tepër e shkurtër” /KultPlus.com