Denata Ndreca pjesë e “Passaggi Festival” në mbrëmjen kushtuar Dantes

23 Qershor, 2021 - 4:54 pm

Një qytet i mbushur me libra, me fjalë, me takime mes autorëve dhe lexuesve të të gjitha moshave. I tillë do të jetë festivali, i cili është rikthyer që prej datës 18 dhe do të vazhdojë deri më 25 qershor.

“Passaggi Festival” po mbahet në Fano, Itali, një festival me pjesëmarrjen e dhjetëra prezantimeve, një edicion më i gjati në kohë midis eseve, trillimeve, poezive dhe komedisë.

Pjesë e “Passaggi Festival” është edhe shkrimtarja shqiptare në Itali, Deneta Ndreca së bashku me Marco Ferri në mbrëmjen kushtuar Dantes.

Prej disa vitesh ky festival ka qenë i hapur për të bërë pjesë të programacionit edhe poezinë.

E premtja datë 25 qershor, do t’i kushtohet një prej emrave më të njohur në skenën poetike italiane: Mariangela Gualtieri, e cila do të bisedojë me Roberto Galaverni në mbrëmjen “La Lettura”./ KultPlus.com

Të ngjajshme