25 Tetor, 2018 - 3:05 pm
Populli anglez njihet nga historia si kolonizator i shumë vendeve nëpër kontinente të ndryshme, njihet edhe si shtëpia e shumë mendjeve të ndritura që ndryshuar rrjedhën e njerëzimit me shpikjet dhe idetë e tyre. Pra, mund të themi pa pikë frike se mençuria ka kaluar dhe ka bujtur për një copë herë të mirë në Angli.
Për kënaqësinë e lexuesve kemi përzgjedhur disa thënie që i atribuohen këtij populli, qofshin ato të pëlqyeshme apo jo, ne presim që ju të na thoni cila është e preferuara juaj!
Ai që shkruan e lexon asnjëherë s’do të kërkojë lëmoshë.
Ai që mban shishen e pijes dhe i dridhen duart, pi gjak, jetën e lotët e tij dhe të familjes.
Ai që mungon e ka gjithmonë gabim.
Ai që shikon lojën, sheh më tepër se lojtari.
Ajo që dimë është një pikë, ajo që nuk dimë është një oqean i tërë.
Betimet janë fjalë, fjalët i merr era.
Çdo virtyt është midis dy vesesh.
Ç’vlerë ka të nxitosh kur je në rrugë të shtrembër?
Dashurinë falja gruas, besimin nënës.
Dembeli aq ngadalë i bën hapat, saqë varfëria shpejt e zë.
Deri 25 vjeç, fëmijët i duan prindërit, mbi 25 i qortojnë, mbi 30 u kërkojnë falje.
Dinjiteti i politikës është të mos humbë ndjenjën e së tërës.
Dita ka sy, kurse nata ka veshë.
Duke e detyruar njeriun të heshtë nuk e kemi bindur.
Fëmijët e vegjël thithin nënën, fëmijët e rritur thithin babanë.
Fjala e dhënë, shigjetë e shtënë.
Gjashtë orë gjumë për burrin, shtatë për gruan, tetë për të marrin.
Gjumi i hershëm dhe zgjimi i hershëm të bëjnë të shëndoshë, të mençur e të pasur.
Ha që të kënaqësh veten, vishu që të kënaqësh të tjerët.
Huadhënësit kanë kujtesë më të mirë se huamarrësit.
Inati të plak, e qeshura të rinon.
I riu e kërkon rininë tek e papritura, i vjetri te zakoni.
I rrituri mes fëmijësh do kohë të bëhet fëmijë, fëmija mes të rriturish bëhet shpejt burrë.
Janë dy njerëz pa të meta, njëri ka vdekur, tjetri nuk ka lindur akoma.
Jeta duhet të jetë një kërkim, zbulim dhe “gjuajtje” e përjetshme dhe pambarim.
Jeta është një gjë e madhe, e përbërë prej gjërash të vogla.
Jeta fillon në të ‘40-tat.
Kujdesu gjithmonë që pasqyra në të cilën shihesh mos të të bëjë të skuqesh.
Kur varfëria hyn për dere, dashuri ikën nëpër dritare.
Martesa është shumë më tepër sesa 4 këmbë të zhveshura në krevat.
Miku që arriti pushtet, mik i humbur.
Natyra na i ka dhuruar veshët, që vazhdimisht janë të hapur, dhe gojën – dhe gojën të cilën shpeshherë është mirë të mbahet mbyllur.
Ndize qiriun e atij tjetrit por mos e fik tëndin.
Në errësirë duhet dritë, në fatkeqësi mend.
Nëna e mirë nuk pyet a dëshiron, por jep.
Nëse do të pushosh gjatë, do të ndryshkesh shpejt.
Ngul këmbë me duar të sigurta.
Njerëzit e mençur mësojnë nga gabimet e huaja, të marrët nga të vetat.
Njerëzit pushojnë së menduari kur pushojnë së lexuari.
Sa më i vjetër violinisti aq më i ëmbël tingulli.