29 Janar, 2020 - 11:31 pm
KultPlus ju sjell disa thënie nga shkrimtarë të mëdhenj për ta sfiduar dështimin.
“Hapat që në fëmijëri kanë rëndësi, për aq kohë sa jeni duke ecur përpara. Ju mblidhini të gjitha bashkë, dhe një ditë kur të hidhni vështrimin pas do të habiteni se ku keni mbërritur”. – Kris Gardner
“Suksesi duket të jetë i lidhur me veprimin. Njerëzit e suksesshëm janë në lëvizje. Ata bëjnë gabime, por nuk ndalen kurrë”. – Xhon Uilard Merrot
“Nuk ka asnjë sekret në të arriturit e suksesit. Ai është rezultat i përgatitjes, punës së madhe dhe mësimeve nga dështimet”. – Kolin Pauell
“Bëni punën tuaj me gjithë zemër, dhe do të keni sukses – do ta shihni se ka vërtet pak konkurrencë”. – Elbert Habard
“Vullneti për të fituar, dëshira për sukses, kërkojnë arritjen e potencialit tuaj të plotë… këto janë çelësat që do t’iu hapin derën e përsosmërisë personale”. – Konfuci
“Dështimet janë gjurmët e gishtërinjve në rrugën drejt arritjes së qëllimeve”. – K.S Ljuis
“Dështimi është kaq i rëndësishëm. Ne flasim gjatë gjithë kohës për suksesin. Por është aftësia për t’i rezistuar dështimit apo përdorur këtë të fundit, ajo që të çon shpesh drejt një suksesi më të madh. Kam takuar njerëz që nuk donin ta provonin nga frika e dështimit”. – J. K Rouling
“Ngjit shkallën e parë të besimit. Nuk të duhet ta shohësh të tërë shkallën, vetëm ngjit shkallën e parë.” – Martin Luther King
Të mundesh është veçse një gjende e përkohshme. Të heqësh dorë e bën atë të përherëshme.” – Marilyn von Savant
“Nëse mendoni se jeni shumë i vogël për të pasur ndonjë lloj ndikimi, provoni të flini në shtrat me një mushkonjë”. – Anita Rodik. bota.al /KultPlus.com