13 Shkurt, 2020 - 10:34 am
Lexoni 24 thëniet e njerëzve të suksesshëm në fusha të ndryshme, për të kuptuar se gjithçka varet nga ju.
1. “E vetmja gjë që ju pengon nga arritja e asaj që doni, është historia që vazhdoni t’i tregoni vetes”. Toni Robins
2. “Njeriu që ka arritje në jetën e tij bën shumë gabime, por ai nuk bën kurrë gabimin më të madh nga të gjithë – të mos bërit asgjë”. Benxhamin Frenklin
3. “Hapat që në fëmijëri kanë rëndësi, për aq kohë sa jeni duke ecur përpara. Ju mblidhini të gjitha bashkë, dhe një ditë kur të hidhni vështrimin pas do të habiteni se ku mund të mbërrini”. Kris Gardner
4. “Nëse mendoni se jeni shumë i vogël për të pasur ndonjë lloj ndikimi, provoni të flini në shtrat me një mushkonjë”. Anita Rodik
5. “Dështimi nuk është për t’u pasur frikë. Nga dështimi vjen shumica e rritjes”. Di Hok
6. “Unë nuk mbërrita këtu, duke e uruar apo shpresuar, por duke punuar për të”. Esti Lauder
7. “Ju nuk mund të bëni asgjë, nëse ju mungon entuziazmi”. Henri Ford
8. “Suksesi duket të jetë i lidhur me veprimin. Njerëzit e suksesshëm janë në lëvizje. Ata bëjnë gabime, por nuk ndalen kurrë”. Xhon Uilard Merrot
9. “Shkoni sa më larg që mund të shihni; kur të mbërrini atje, do jeni në gjendje të shihni më larg”. XH.P Morgan
10. “Vullneti për të fituar, dëshira për sukses, kërkojnë arritjen e potencialit tuaj të plotë… këto janë çelësat që do t’iu hapin derën e përsosmërisë personale”. Konfuci
11. “Unë kam dështuar vazhdimisht në jetën time, dhe kjo është arsyeja pse pata sukses”. Majkëll Xhordan
12. “Nuk ka asnjë sekret në pasjen e suksesit. Ai është rezultat i përgatitjes, punës së madhe dhe mësimeve nga dështimet”. Kolin Pauell
13. “Mos harroni se dështimi është një ngjarje, dhe jo një person”. Zig Ziglar
14. “Për të pasur sukses, dëshira jote për sukses duhet të jetë më e madhe se sa frika jote nga dështimi”. Bill Kozbi
15. “Bëni punën tuaj me gjithë zemër, dhe do të keni sukses – ka kaq pak konkurrencë”. Elbert Habard
16. “Është më se e vërtetë që ju mund të keni suksesin më të mirë dhe të shpejtë, duke ndihmuar të tjerët të kenë sukses”. Napoleon Hill
17. “Vetëm ata që guxojnë të dështojnë në masë të madhe, mund të arrijnë suksese të mëdha”. Robert F. Kenedi
18. “Nëse s’jeni të përgatitur për të gabuar, s’do të krijoni asnjëherë ndonjë gjë origjinale”. Ken Robinson
19. “Suksesi pengohet nga dështimi në dështim, por pa asnjë humbje të entuziazmit”. Uinston Cërçill
20. “Dështimet janë gjurmët e gishtërinjve në rrugën drejt arritjes së qëllimeve”. K.S Ljuis
21. “Dështimi është kaq i rëndësishëm. Ne flasim gjatë gjithë kohës për suksesin. Por është aftësia për t’i rezistuar dështimit apo përdorur këtë të fundit, ajo që të çon shpesh drejt një suksesi më të madh. Kam takuar njerëz që nuk donin ta provonin nga frika e dështimit”. Xh. K Roulling
22. “Dështimi është vetëm mundësia për t’ia filluar sërish nga e para, vetëm se këtë herë me më shumë mençuri”. Henri Ford
23. “Kam filluar të besoj se të gjithë dështimet dhe frustrimet e mia të së kaluarës, qenë në fakt themelet e vetëdijes që kisha krijuar për nivelin e ri të jetesës që tashmë gëzoj”. Toni Robins
24. “Mendo si një mbretëreshë. Një mbretëreshë s’ka frikë të dështojë. Dështimi nuk është gjë tjetër veçse një tjetër pengesë në rrugën drejt madhështisë”. Oprah Uinfri. /KultPlus.com