Detajet e 10 kryeveprave të Shekspirit që ndoshta nuk i keni ditur

23 Shtator, 2017 - 8:02 pm

Për këtë listë jemi fokusuar tek veprat e Shekspirit, të cilat janë shkruar për t’u vënë më pas në skenë dhe jo nga e gjithë bibliografia e tij. Gjithashtu, ne po e bazojmë këtë listë jo vetëm nga mendimi ynë për veprat më të mira, por edhe nga jetëgjatësia e tyre ndër vite dhe influenca që kanë pasur te shkrimtarë të tjerë modernë dhe në audiencë.

Tregtari i Venecias

E shkruar rreth viteve 1596-1598, kjo komedi e hershme e Shekspirit, bazohet në borxhin e një tregtari venecian kundrejt një huadhënësi hebre dhe kauzën e tij për të rimarrë paratë që i takojnë. Ndërsa studiuesit modernë diskutojnë për potecialin e prezantimit të antisemitizmit, kanë rënë dakord njëzëri se kjo vepër e shekullit të XI prek tema të forta të interesit personal kundrejt dashurisë, të fjalëve kundra ligjeve dhe cilësinë e mëshirës. Prandaj, “Tregtari i Venecias” vazhdon të jetë një zgjedhje shumë e kërkuar e produksioneve teatrale dhe është përshtatur në qindra filma.

Shumë zhurmë për asgjë

Mos u gënjeni nga titulli pasi “Asgjë” është totalisht e kundërta e asaj që do të sjellë shumë zhurmë këtu. Shekspiri, i cili njihet për lojën e tij me fjalët, me “asgjë” ai tregohet homofon, pra përdor një fjalë, por që ka kuptimin tjetër, atë të zhurmës. E konsideruar si një nga komeditë më të mira dhe më depërtuese të tij, “Shumë zhurmë për asgjë”, ngjalli shumë të qeshura, por në një kohë trajtoi dhe tema klasike si ndershmëria, mashtrimi dhe qëndrimi i publikut tek i cili edhe publiku modern i sotëm e gjen veten.

Otello

E shkruar rreth vitit 1603, kjo vepër u bazua në tregimin e novelistit italian Cinzio me titull “Kapiteni zeshkan” dhe tregon ngjarjet tragjike të një gjenerali zeshkan, i cili u martua me një grua veneciane. Me një gamë të gjerë temash të cilat nuk kanë kohë, si racizmi, xhelozia, tradhtia dhe hakmarrja, Otello mbetet një performancë e preferuar për audiencën. Jashtë përshtatjes teatrale, vepra ka inspiruar interpretime të ndryshme muzikale, grafike dhe artistike, duke vërtetuar kështu se të gjithë i duan historitë me tradhti, por asnjëri nuk do të jetë në atë situatë.

Çezari

Duke folur për tradhtitë, ky është tregimi final i këtij zhanri i cili flet për oficerë të cilët kthehen në konspirues. E shkruar në kohën e duhur, kur Anglia po eksperimentonte frikërat e saj mbi vrasjet konspirative dhe luftën civile, vepra ka qëndruar kaq aktuale me temat e politikës partiotizmit dhe miqësisë. Edhe pse vrasja e Çezarit është dramatizuar shumë nga Shekspiri, kjo vepër ka rezistuar me kohën, me modernizmin e tij arrin një audiencë të lartë, insipiron histori të ngjashme dhe madje diskutime politike.

Rikardi III

E shkruajtur rreth vitit 1592, Rikardi i III është ndër personazhet e shumta fiktive të Shekspirit gjatë monarkive të së kaluarës. Si vepra e tij e dytë më e gjatë, Rikardi i III pati suksesin pasues të 3 paraardhësve të Henrit VI duke formuar kështu tetralogjinë e parë në dramaturgji. Me karakterin prej udhëheqësi dhe duke qenë antiheroi më i rëndësishem dhe i imituar në literaturë, historia dhe karakteri i Rikardit III ka frymëzuar histori të tjera moderne në çdo cep të kulturave pop.

Mbreti Lear

Imagjinoni të humbni toruan duke u përpjekur të ndani pasurinë në një rreth trashëgimtarësh agresivë. E shkruar në periudhën e vonë të jetës së tij, Mbreti Lear pati perceptime mikse nga bashkëkohësit e Shekspirit për tonet e dëshpëruara që kishte kjo vepër dhe për sugjerimet që përcillte në lidhje me strukturën familjare. Pas rivendosjes angleze u urdhërua të vihej në skenë një version me fund të lumtur. Megjithatë, pas viteve 1800 ai u rikthye në skenë me lavdinë e tij të zymtë dhe që atëherë pati përshtatje të ndryshme duke e riimagjinuar e duke e sjelle në forma të ndryshme, siç është dhe ajo e hitit në Fox Drama “Empire”.

Ëndrra e një nate vere

E di që ke një shkrimtar të përkryer kur arrin të bashkojë fantazinë, romancën dhe farsën të gjitha në një. Ëndrra e një nate vere ka qenë vazhdimisht e quajtur si vepra më qesharake dhe absurde e Shekspirit, por jo në kuptimin e keq. Është pikërisht futja e elementeve të përrallës në këtë komedi si zana, pluhrat magjikë të dashurisë, gomerët, të cilët e bëjnë këtë vepër kaq të bukur për t’u luajtur në skenë. Ja pse dhe kjo mënyrë e çmendur e të përzierit të gjërave vazhdon të korrë sukses për tregimin jokonvecional të historisë dhe trajtimit të temave që i përkasin dashurisë, natyrës së ëndrrave dhe linjave të paqarta mes reales dhe joreales.

Romeo dhe Zhuljeta

Të gjithë e dimë që dashuria fiton mbi gjithçka. Përveçse në këtë vepër. E konsideruar si vepra me më shumë influencë në histori, lidhja e dy personazheve kryesore, pavarësisht marrëdhënieve të familjeve të tyre, ka qenë një frymëzim për shumë mendje krijuese e zemra adoleshentësh. Edhe pse fillimisht u gjykua si dështim nga kritikët e asaj kohe, kjo tragjedi u bë e pavdekshme duke qenë ndër të paktat vepra që përfshijnë si të rinjtë dhe të moshuarit. Deri sot kjo mbetet vepra më e pëlqyer e tij, duke patur numrin me të madh të risjelljeve në skenë në krahasim me të tjerat.

Makbethi

E konsideruar si vepra me tronditëse e Shekpirit, tragjedia e Makbethit ndjek personazhin kryesor, i cili është një gjeneral skocez, i cili vret gjatë rrugës së tij për fronin, dhe mbushet me paranoja e ndjenja faji. Duke patur një tregim kaq të errët, shumë produksione teatrale dhe sidomos aktorët në skenë mendojnë që kjo vepër është e mallkuar prandaj i referohen asaj me titullin “Vepra skoceze”. Megjithatë Makbeth mbetet një ndër veprat klasike më të bukura ne rrethin e audiencës, studiuesve dhe artistëve. Pati dhe nga ata të famshëm të ekranit që filluan karrierën e tyre pikërisht me këtë rol, si Sir Laurence Oliver, Orson Welles, Sir Ian McKellen.
Përpara se të ngremë perden për të prezantuar numrin 1, do të përmendim disa vepra të tjera të Shekspirit:

-Stuhia
-Tregimi i dimrit
-Henri V
-Nata e 12 ose si të doni ju
-Zbutja e kryeneçes.

Hamleti

Duke marrë nderimin më të lartë në listen tonë është tragjedia e një princi të ri danez, i cili kërkon të marrë hak për vrasjen e babait të tij. Edhe pse është vepra më e gjatë e tij, Hamlet ose princi i Danimarkës, është një vepër pa kohë dhe më një influencë të madhe për shkrimtarë të mëdhenj si Çarls Dikens dhe Xhejms Xhois, por edhe klasikë të tjerë bashkëkohor si përralla madhështore Mbreti Luan. E konsideruar si vepra më e mirë e jetës së tij, Hamleti është bërë vepra e preferuar për t’u vënë në skenë dhe tematika e preferuar e studiuesve, audiencës dhe aktorëve duke përfshirë dhe trupën teatrale të “Shakespeare Royal Company”.

Të ngjajshme