28 Prill, 2020 - 10:30 am
Thënie nga Ciceroni
Jeta e të vdekurve është në kujtimin e të gjallëve.
Dhuna është drejtësi sipas shtazëve.
Dhoma pa libra është si trupi pa shpirt.
Liria nuk është të kesh një pronar të drejtë, por të mos kesh asnjë pronar.
Qytetari i mirë nuk mund të tolerojë që në vendin e tij të ketë një pushtet që pretendon të jetë mbi ligjin.
Edhe jeta e shkurtër është mjaft e gjatë nëse jetohet me virtyte dhe nder.
Duhet ngrënë së bashku një thes me kripë, para se të mund ta quash tjetrin mik.
Uria është shija e ushqimit.
Duhet të jemi shërbëtorë të rrethanave. /KultPlus.com