9 Qershor, 2020 - 8:25 pm
Çarls Dikens ka qenë shkrimtar anglez, njëri nga më të mëdhenjtë e periudhës Viktoriane, shkruan KultPlus.
Ai lindi në Landport rrethinë e Portsmuthit. Dikens u bë romancieri më popullor në gjuhën angleze të periudhës Viktoriane.
Personazhet që krijoi ai janë domethënëse dhe portretizuese të letërsisë. Popullariteti i tij u rrit në vazhdimësi.
Veprat kryesore të tij janë “Oliver Tuist”, “David Koperfild”, e plotë të tjera me të cilat ai arriti të bëhet i pavdekshëm në letërsinë angleze.
Sot përvjetorin e lindjes së tij i sjellim disa prej thënieve të njohura të Dikensit:
“Ekzistojnë libra tek të cilat kopertinat janë pjesa më e mirë.”
“Ne kurrë nuk duhet të tupërohemi nga lotët tanë.”
“Një mashkull është i lumtur nëse është dashuria e parë e një gruaje. Një grua është e lumtur nëse është dashuria e fundit e një burri.”
“Disa njerëz janë që s’janë armiqë të askujt, janë armiqë të vetvetes.” /KultPlus.com