20 Prill, 2021 - 8:56 pm
Brenda katërmbëdhjetë ditëve në Kalanë e Tiranës do të mbahen nëntë aktivitete të ndryshme në kuadër të ditëve të librit, shkruan KultPlus.
Ditët e Librit në Kalanë e Tiranës do të mbahet përgjatë datave 21 prill e deri më 7 maj të këtij viti, ku do të prezantohen tre romane të rinjë si pjesë e projektit ‘Rrugëtim drejt identitetit’, por dhe shumë aktivitete tjera.
Përgjatë këtyre ditëve do të prezantohet për herë të parë një vëllim me poezi në respekt të individëve me autizëm, Network-u Rajonal për Diversitetin Kulturor READ, pjesë e të cilit është Instituti i Librit dhe i Promocionit, do të promovohen botime të reja me vlera të veçanta për historiografinë e letërsisë shqipe.
Në Ditët e Librit në Kalanë e Tiranës gjithashtu do të prezantohen për herë të parë për lexuesit shqiptarë, 3 romane të rinj të autores italiane Giulia Besa./ KultPlus.com