Do të prezantohen botimet e vitit 2023 në Bibliotekën “Ernest Koliqi” në Prishtinë

20 Shkurt, 2024 - 12:38 pm

Shtëpia botuese “DRITA” rikthehet me ngjarjen kulturore të përvjetshme, të prezantimit të botimeve të saja gjatë një viti.

Sivjet, prezantimi i botimeve të vitit 2023 do të mbahet të enjten, më 22 shkurt 2024, në orën 19:00, në bibliotekën “Ernest Koliqi”, që gjendet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Do të prezantohen tetë libra nga katër seritë e botimeve: letërsi, monografi, teologji, përshpirtëri. Prezantimi i këtyre botimeve do të shoqërohet edhe me disa pika muzikore në violinë, piano e kitarë.

Pas promovimit do të ketë një koktej në “Agora” të Qendrës “BogdaniPolis”./ KultPlus.com

Të ngjajshme