Doli nga shtypi botimi i plotësuar i romanit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”

20 Maj, 2021 - 9:05 am

Këto ditë, shtëpia botuese “Faik Konica” nxori nga shtypi romanin e njohur “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, të botuar për herë të parë në vitin 1982 dhe të përkthyer edhe në disa gjuhë botërore, përcjellë KultPlus.

Ky botim, megjithatë dallon nga pesëmbëdhjetë të deritanishmit, ngaqë është i plotësuar nga aspekti përmbajtësor dhe ai gjuhësor.

Autori është thelluar te çështja e polikromit fetar tek shqiptarët, duke e pasqyruar atë jo vetëm si bashkëjetesë të besimeve nga familjet deri te individi, por të ndërlidhur me elementet e kozmogomisë të trashëguara nga dijet e vjetra, të cilat gjenden në vetëdijen kulturore dhe historike të shqiptarëve si një faktor i veçantë, që atë e ka përballuar edhe me trysninë e vazhdueshme të garës së qytetërimeve, ku për t’u shkatërruar ky element identitar, është përdorur edhe lufta biologjike, me virusin e murtajës, mbi të cilin ngritet edhe drama e romanit ne dimensionin gjithëkohor dhe gjithnjëtëzor, format e të cilit pasqyrohen edhe sot për qëllime politike dhe hegjemoni. Po ashtu, autori e ka kthyer paskajorën dhe disa morfema të gegnishtës, që pasqyrojnë fuqinë shpirtërore që mbështetet mbi gjuhën e mirëfilltë. / KultPlus.com

Të ngjajshme