7 Maj, 2022 - 6:12 pm
Këto ditë doli nga shtypi libri me ese në temën “Letërsia në kohën e pandemisë” nga PEN Qendra e Kosovës.
Libri “Letërsia në kohën e pandemisë”, është rezultat i projektit me karakter debatues i cili është mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kuadër të projekteve-programeve nga pakoja e ringjalljes ekonomike.
Në kuadër të projektit janë trajtuar temat: liria dhe e drejta e autorit, botimi dhe vlerësimi i letërsisë sot, libri, leximi dhe biblioteka, krijimtaria letrare në periudhën e pandemisë, komunikimi ndërkulturor, gjuha e shkrimit letrar sot, letërsia dhe teknologjia, letërsia e gruas, roli i letërsisë në periudha krizash dhe letërsia e përkthyer.
Referues: Ibrahim Berisha, Milazim Krasniqi, Binak Kelmendi, Sali Bashota, Ibrahim Kadriu, Engjëll I. Berisha, Haqif Mulliqi, Nerimane Kamberi, Avni Spahiu, Anton Berishaj, Agron Gashi, Lindita Aliu Tahiri, Ag Apolloni, Dije Demiri Frangu, Naime Beqiraj, Gëzim Aliu, Osman Gashi dhe Naim Kryeziu.
Debati është mbajtur në ambientet Kultplus, nga 20 janar deri më 24 shkurt 2022. /KultPlus.com