Doli nga shtypi revista letrare “PEN Kosova” 11  

14 Shtator, 2024 - 11:09 am

Numri 11 i revistës letrare të PEN Qendrës së Kosovës, “PEN Kosova”, këto ditë doli nga shtypi.  

Në këtë numër lexuesve u ofrohen krijime të shumë autorëve kombëtarë dhe botërorë.  

Revista, me rastin e vdekjes së Ismail Kadaresë, ka botuar poezi e prozë të këtij shkrimtari me përmasa botërore.  

Në vazhdim në revistë janë publikuar edhe pjesë nga kujtimet e jetës së poetit Esat Mekuli.  

Kur bëhet fjalë për poezinë, revista ka sjellë cikël poezish nga Virion Graçi, Sibel Halimi, Naime Beqiraj dhe Enver Visoka.  

Janë botuar edhe poezi nga autorë të huaj: Mario Fernandes de Oliviera, Sherman Xhozef Aleksi, Lidia Tomkin, Eni Dillard dhe Diana Burazer.  

Në prozë paraqiten Binak Kelmendi, Butrint Berisha dhe Enis Reçica. 

Nga proza e huaj revista sjell një fragment nga “Fëmijëria” e Nathalie Sarraute, përkthyer nga Binak Kelmendi. 

Revista ka botuar edhe një ese të George Steinerit.  

Me punime nga kritika letrare paraqiten Muhamet Çitakut që shkruan për artin poetik të veprës “Shkallët e Natës” të autorit Sali Bashota dhe Leonora Hajra që trajton segmente nga “Lëkura e qenit” të Fatos Kongolit.  

Avni Spahiu ka sjellë shkrimin dhe përkthimin për nobelistin letrar të vitit 2016, Bob Dylan. 

Botimin e revistës PEN Kosova e ka përkrahur Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Republkisë së Kosovës./KultPlus.com

Të ngjajshme