30 Nëntor, 2024 - 8:30 pm
Shkruan: Jusuf Buxhovi
Në ambientet e Hotel Tirana Internacional në Tiranë, Insituti i Studimeve të Evropës Juglindore, organizoi konferencëmn shkencore – jubilare “Dr. Ibrahim Rugova dhe shtetformim i Kosovës”.
Në konferencë me kumtesa u paraqitën Dr. Fatmir Sejdiu, Dr. Arsim Bajrami, mr Agim Nesho, Genc Pollo, Milazim Krasniqi, Ibrahim Berisha dhe dr Enver Bytyçi.
Në konferencë paraqita kumtesën “Dr. Rugova – rilindasi i fundit”, shkëputje nga libri “Vitet e Gjermanisë” që këto ditë del nga shtypi.
Vlerësimi për Rugovën – rilindas i fundit, mbështetet mbi faktin se në historikun e shtetndërtimeve shqiptare, atij në Vlorë, të shpallur nga Ismail Qemali, më 28 11 1912 dhe të Kosovës, të shpallur në Prishtinë më 17 02 2008, përmbyllet koncepti i rilindjes kombëtare për bashkimin e etnisë shqiptare në një vilajet të përbashkët. Në këtë proces historik dr Rugova shfaqet rilindas i fundit, me rolin e tij si prsident i parë i shtetit të Kosovës, i zgjedhur në votin 1992 , i rizgjedhutër në vitin 1998 dhe 2001 prej nga drejtoi lëvizjen shtetformuese.
Në Konferencë mori pjesë edhe dr Sali Berisha, i cili foli për takimet e shumta me Rugovën në Tiranë si dhe raportet që kishin gjatë këtij bashkëpunimi disavjeçar./ KultPlus.com