5 Nëntor, 2020 - 2:30 pm
Nga Mirush Kabashi
Duajeni, jo vetëm sepse është gruaja juaj, por sepse është zgjedhja juaj.
Duajeni, megjithëse shpesh do ta donit ndryshe.
Duajeni edhe kur ajo ka “dhimbje koke”.
Duajeni edhe kur ulërin.
Duajeni edhe kur hesht dhe qan fshehurazi.
Duajeni edhe kur është e lodhur.
Duajeni edhe kur është e lumtur dhe këndon këngët që nuk ju pëlqejnë̈.
Duajeni kur vesh një fund seksi dhe këpucë me taka.
Duajeni edhe kur është në divan me xhup dhe çorape.
Duajeni dhe mos e quani “nënë” sepse ajo është nëna e fëmijëve tuaj, jo e juaja.
Duajeni kur është e lumtur.
Duajeni kur është e dëshpëruar, dhe ju e shikoni me rrudha dhe flokë të çrregullt.
Duajeni edhe kur grindeni.
Duajeni ndërsa fle dhe kuptoni sa shume lodhet.
Gjithmonë̈ dashurojeni.
Duajeni edhe kur përplas derën dhe nervozohet.
Duajeni çdo ditë.
Duajeni pa kushte, pa kufij, pa frikë.
Fali besim.
Edhe nëse “jeni së bashku një jetë të tërë”, bëjeni që ajo të ndjehet unike dhe e juaja.
Mos u turpëro ta duash, ta mbështesësh,ta ndihmosh në detyrimet dhe vështirësitë e jetës.
Ftojeni atë në darkë, në kinema, në një koncert.
Bleni një biletë për një shfaqje që i pëlqen dhe merreni për ta parë se bashku. Surprizojeni atë dhe ajo do t’ju habisë! / KultPlus.com