5 Qershor, 2020 - 11:00 pm
Thënie mbi dashurinë, mençurinë dhe çmendurinë nga kryeveprat
“Ne dimë vetëm që nuk dimë asgjë. Ky është niveli më i lartë i dijes njerëzore”.
“Pikëllimi i thellë është po aq i pamundur sa lumturia e madhe”.
“Dy janë luftëtarët më të fortë: koha dhe durimi”.
“Për shkak të vetëbesimit me të cilin foli, askush nuk e kuptoi nëse ajo që tha ishte shumë e zgjuar apo budallallëk i madh”.
“Nëse të gjithë do të luftonin për atë që besojnë vërtet, nuk do të kishte më luftëra”.
“Për sa kohë i trembet vdekjes, njeriu nuk mund të zotërojë asgjë. Nëse nuk do të ekzistonte dhimbja, njeriu nuk do të njihte limite, nuk do të njihte vetveten”.
– Leo Tolstoy, “Lufta dhe Paqja”
“Ai që dëshiron ta ndryshojë botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij.”
“Ka vetëm një të mirë: dituria. Dhe vetëm një të keqe: padituria.
“Mos u ngut të zësh miq, por, kur t’i zësh, mos i braktis.”
“Martohu, patjetër. Por të ra gruaja e mirë, do të jesh i lumtur; po të ra e keqe, do të bëhesh filozof.”
“I ndershmi mbetet gjithmonë fëmijë.”
“Mos harro se vepra dhe fjala të bëjnë dhe të zhbëjnë njëllojë”
“Mençuria fillon nga habia.”
– Sokrati
“Asnjë njeri nuk mundet, për një kohë të gjatë, të mbajë një fytyrë për vete e një tjetër për botën. Herët a vonë do t’i ngatërrojë dhe nuk do të njohë më fytyrën e tij të vërtetë.”
“Le ta mbulojë shenjën sa të dojë, damka e saj do t’i sëmbojë gjithmonë në zemër.”
“Një dorë e pastër nuk ka nevojë të mbulohet me dorashkë…”
“Ajo nuk e kishte njohur kurrë barrën deri në momentin që ndjeu lirinë.”
“Damka ishte pasaporta e saj drejt vendeve ku asnjë grua tjetër nuk kishte guxuar të shkonte. Turpi, vetmia, dëshpërimi ishin mësuesit e saj dhe e kishin bërë më të fortë.”
– Nathaniel Hawthonrne, “Damka e Turpit” /KultPlus.com