12 Nëntor, 2019 - 8:30 pm
Dy poetë shqiptarë që jetojnë në Suedi, Entela Tabaku e Shqiptar Oseku publikojnë së bashku librin me poezi të titulluar “Enciklopedia e mërgimit” njofton Qendra për Botimet e Diasporës, shkruan KultPlus.com
Entela Tabaku lindi më 1971 në Shkodër. Ajo ka PhD në gjuhësi nga universiteti i Stokholmit dhe mban katedrën e gjuhës shqipe në Uppsala. Ka botuar tri përmbledhje me poezi: “50 poezi dhe 5 intermexo” 1996, “një grusht jetë sa me vdekë” 2016, “poemat e hueja” 2017.
Shqiptar Oseku u lind më 1970 në Gjakovë. Ai ka studiuar shkencat shoqërore në universitetin e Stokholmit dhe është punëtor social. Ka përkthyer poetë suedezë e shqiptarë në një numër antologjish, si edhe ka botuar tri përmbledhje me poezi: “Kryquesi i shpirtit” 2001, “Poezi” 2013, “Requiem për një dashuri” 2014.