21 Shtator, 2022 - 5:00 pm
Me rastin e 70-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Zejnullah Rrahmani, më 23 shtator do të bëhet promovimi i veprave “Djemtë e Ballofcit” dhe “Deti i Zi”, promovim që do të mbahet në ora 12:00, shkruan KultPlus.
Ky dedikim organizohet nga Shtëpitë Botuese: Faik Konica në Prishtinë dhe Onufri në Tiranë, kurse për prezantimin e autorit do të paraqitet me një kumtesë Mimoza Hasani Pllana, kurse për veprat “Djemtë e Ballofcit” dhe “Deti i Zi” do të flasin: Ali Aliu, Sabri Hamiti, Kujtim Shala, Nysret Krasniqi, Kujtim Rrahmani, Meliza Krasniqi, Avdi Visoka e Xhavit Beqiri. Promovimi do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës./ KultPlus.com