“E mira duhet kërkuar, e keqja vjen pa kërkuar”

4 Nëntor, 2019 - 10:15 am

Aforizma dhe shprehje popullore shqiptare

“Lumturia është si një flutur: po vrapove pas saj – nuk e kap dot; po qe se ndalon për një çast, të vjen vetë në duar.”

“E sotmja e qesh të djeshmen.”

“Armiku me i rrezikshëm është ai që harrohet.”

“Ç’pret nga ai që trembet nga hija e tij.”

“Barku me barna, si këmisha me harrna.”

“Kur fjalosen dy gra, shajnë shoqen e tyre.”

“Fëmija të fut në shpellë të gjarpnit.”

“Amanetin as deti nuk e mban, e qet ne lëndinë.”

“Dhelpnës me dhelpni, ujkut me trimni.”

“Fusha ka sy, mali ka vesh.”

“Kam inat po skam takat.”

“Dora e huej s’din ku të kruen.”

“Budalla ka fat vetëm në përralla.”

“Ashtin e thate kurrkush s’e lëpin.”

“Burri i mirë din çka flet – budalla flet çka din.”

“Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra.”

“Grueja e bukur e vena e amël janë helm për zemër.”

“Frika nuk e len lepurin me u majtë.”

“Gjersa të mendohet i mençuri, i marri mbaron punën.”

“Ai që i mbështetet pemës së madhe, gjen hije çdo here.”

“S’hahet në vend të djathit.”

“Buka e botës s’të ngop.”

“Dasëm pa mish nuk ka.”

“I zoti ia sheh plagën kalit, nën samar, se qiraxhiu, ngrihet e shkon.”

“Jeton bleta majë malit, jeton dhe miza nën bisht të kalit.”

“Kush fërkon pulën, ha edhe vezën.”

“Kush rri në pemë, ha edhe kokrrat.”

“Nuk zihet pleshti me dorashka.”

“Gazi i madh, kthehet në helm.”

“Kur s’di not mos u fut në ujë.”

“Po fole shumë, sikur xhevahire të thuash, kakërdhi bëhen.”

“Të falurit e shumtë i vjen rëndë dhe Perëndisë.”

“Atje ku fle ujët, atje është më thellë.”

“E ke zogun në dorë, mbaje.”

“Jo si cjapi te kasapi.”

“Kujto qenë e bëj gati shkopin.”

“Mos shko si breshka te nallbani.”

“Nata është me barrë, s’dihet ç’pjell.”

“Nji shkëndi ndez nji mal.”

“Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë.”

“Esapi i shtëpisë nuk del në pazar.”

“Nuk i varen ujkut mëlçitë në qafë.”

“Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë.”

“Le gomari që na ngordhi, po s’na lënë as mizat rehat.”

“Peshku në det, kripa në tokë, po bashkohen në tigan.”

“Ai që lë arën e vetë, nget arën e huaj.”

“Gjeli në pleh të tij këndon më mirë.”

“Gjuha ruhet atje ku shkruhet.”

“Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret.”

“Fshati që duket s’do kallauz.”

“Gjarpri ecën dhe fshin gjurmët me bisht.”

“Po të lavi, të levi dhe bishtin t’a krevi, hap sytë se të gënjevi.”

“Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë.”

“Siç na dinë – qofshim, siç jemi – mos qofshim.”

“Ç’i do qeni brekët.”

“Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë.”

“Mos fol si e ëma e Zeqos në majë të thanës.”

“Mos shit qen të blesh këlyshë.”

“Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh.”

“Të bënin mizat mjaltë, do t’i kishim qypat plot.”

“Vajtëm për lesh e dualëm të qethur.”

“E mjel sa e mjel lopën pastaj i bie me këmbë dhe e derdh.”

“Këlyshi sado të lehë nuk të kafshon.”

“Mendjemadhi niset me kalë, kthehet me këmbë.”

“Në portën e të shurdhit mos trokit.”

“Njeriu sido që të bëjë, nuk e kapërcen dot hijen e tij.”

“S’ka lezet në kokën e zgjebur, shamia e mëndafshtë.”

“Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë.”

“Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç’të thonë?”

“Në të humbi unaza, gishti ta ka fajin.”

“Bukuria nuk vlerësohet nga pasqyra, por nga virtyti!”

“Çka ka në dushk kallxon zagari e çka ka në shpi kallxon budalla!”

“Dheu i zi e ban kollomoqin të bardhë!”

“E mira duhet kërkuar, e keqja vjen pa kërkuar.”

“Faqe e ndere humbin veç njëherë!”

“Flejë pa darkë, po çohu pa borxh!”

“Gjarpri ecën dhe fshin gjurmët me bisht!”

“Gruaja fut shejtanin në shishe!”

“Bora është e bardhë derisa ta pshurrin qentë!”

“Kalit të mire shtoi tagjinë!”

“Ku është besa aty është dhe shpresa!”

“Kur ban goja llap e llap, të ban shpina dap e dap!”

“Lum ai njeri që jeton me krahët e tij!”

“Mendja e madhe e krenaria e çojnë njerin ne punë të këqija!”

“Vdiq veziri, mbeti i biri!”

“Ujkun plak e tallin zagarët!”

“Toskë e gegë, pemë nga nji degë!”

“Sa bahet mushkëria jani, aq bahet katundari zotni!”

“Rrugën për te miku, mos e le të zë bar!”

“Ma mirë sokol njihere, se sorrë gjithherë!”

KultPlus.com

Të ngjajshme