12 Shkurt, 2018 - 3:50 pm
Më 16 shkurt në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, promovohet libri me titull “E vërteta për Nolin” nga autorja Entela Komnino.
Libri i promovuar së pari në Ministrinë për Evropën dhe punët e jashtme të Shqipërisë, e më pas edhe në Universitetin e Tetovës, do të jetë në duart e lexuesve të Kosovës që nga dita e premte kur në Prishtinë do të bëhet paraqitja e tij.
Promovimi bëhet nga Instituti i Historisë “Ali Hadri”, ndërsa autorja është e njohur si gazetare në televizionin publik shqiptar dhe është e doktoruar në letërsi./ KultPlus.com