18 Janar, 2018 - 4:00 pm
Konkursi mbarëkombëtar i poezisë “KultStrofa”, hapë thirrjen për edicionin e dytë të këtij konkursi. Konkursi është i hapur për të gjithë poetët, duke përfshirë edhe të rinjtë.
Organizatorët kanë bërë të ditur se në këtë konkurs mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit me vetëm nga një poezi, poezia duhet të jetë e pabotuar dhe duhet të dërgohet me emër dhe mbiemër, në adresën [email protected], me subjektin “Për konkursin e poezisë “KultStrofa”. Nuk pranohet asnjë poezi që vjen nëpërmjet formave tjera.
Dhjetë poezitë më të mira do të përzgjidhen nga juria profesionale, kurse nga dhjetë poezitë, më pas do të zgjidhen tri poezitë më të mira, të cilat edhe do të shpërblehen nga organizatori.
“KultStrofa”, organizohet nga gazeta online për kulturë dhe art www.kultplus.com, kurse sponsor gjeneral i këtij edicioni është ProCreditBank.
Thirrja do të jetë e hapur deri më 20 janar. /KultPlus.com