10 Janar, 2021 - 11:49 am
Petro Marko la gjurmë të pashlyeshme në historinë e letrave shqipe, duke qenë ende ‘i gjallë’ nëpërmjet fjalës së tij të shkruar, shkruan KultPlus.
Veprimtaria e tij e bujshme do të kujtohet sonte nëpërmjet ekranit televiziv, teksa në videodokumentar do të shfaqen sekuenca ekskluzive nga Petro Marko, familjarët dhe miqtë e tij.
Ndër të tjera, Marko në këtë video thekson se asnjëherë nuk kishte menduar për botime, mirëpo gjithmonë e kishte parë shkrimin si një shprehje të dhimbjes së tij.
Lajmin e ka bërë të ditur shkrimtari Zija Çela. / KultPlus.com