8 Shkurt, 2018 - 9:34 pm
“Njeriu që nuk lexon nuk e ka asnjë përparësi ndaj atij që s’mund të lexojë.”
“Unë kurrë nuk do të lejoj që shkollimi im të ndërhyjë ne edukimin tim.”
“Kurrë mos u’a trego të vërtetën atyre që s’janë të denjë për të.”
“Zoti e krijo luftën në mënyrë që amerikanët ta mësojnë gjeografinë.”
“Besnikëri ndaj atdheut gjithmonë. Besnikëri ndaj qeverisë vetëm atëherë kur e meriton.”
“Problemi nuk është të vdesësh për një mik, por te gjetja e një miku për të cilin do i’a vlente të vdisje.”
“Për ta marrë vlerën e plotë të kënaqësisë, juve ju duhet dikush me të cilin mund ta ndani atë.”
“Ekziston njëfarë sharmi tek e ndaluara që e bënë atë tejet të dëshirueshme.”
“Nëse votimi do të përbënte ndonjë dallim, ata nuk do na lejonin të votojm.”
“Fjala e duhur mund të jetë efektive, por kurrë asnjëherë asnjë fjalë s’ka qenë po aq efektive sa heshtja në kohën e duhur.”
“Është shumë më e lehtë ti mashtrosh njerëzit se sa ti bindësh që ata kanë qenë të mashtruar.”
“Njeriu që është pesimist para moshës 48 vjeçare, di tepër shumë; nëse pas kësaj moshe është optimist, ai di tepër pak.”
“Gjykimi i mirë është rezultat i përvojës dhe përvoja është rezultat i gjykimit të keq.”
“Burimi sekret i humorit nuk është kënaqësia por dhimbja; në parajsë humori nuk ekziston.”
– Mark Twain