Emil Zola, tragjedia që mbeti enigmë

12 Tetor, 2022 - 8:00 pm

Shkrimtari më i famshëm francez i kohës së tij, vdiq në moshën 62-vjeçare, më 29 shtator 1902, në rrethana tejet të çuditshme.

Emil Zola dhe e shoqja, Aleksandrina, u kthyen në shtëpinë e tyre në “Rue de Bruxelles” në Paris më 28 shtator, si me magji. Ishte kohë e ftohtë dhe e lagësht, si për çudi në dhomën e tyre të gjumit ndezën zjarr qymyri pa tym për natën. Fjetën me dritare mbyllur, kurse Zola e mbylli derën, siç bënte gjithmonë. Vitet e fundit kishte marrë shumë kërcënime për jetën. Pa e kuptuar se çfarë po ndodhte, dalëngadalë që të dy u asfiksuan nga tymi i monoksidit të karbonit. Rreth orës tre të mëngjesit u zgjuan dhe ndiheshin keq, por Zola e ndaloi Aleksandrinë të ngrinte shërbëtorët për atë që ai mendonte se ishte thjesht një krizë mostretjeje.

Qe një vendim fatal, pasi, më vonë, kur ai u ngrit nga shtrati, ndoshta për të hapur dritaren, dhe ra në dysheme, ajo nuk lëvizte dot nga vendi. Në orën 9:00 të mëngjesit, të shqetësuar se diçka nuk shkonte, shkallmuan derën e dhomës së gjumit. Zola ishte në dysheme, i vdekur ose gati i vdekur. Aleksandrina dergjej në shtratin e saj, pa ndjenja. Erdhën mjekët dhe i dhanë Zolasë ndihmën e parë, frymëmarrje artificiale për 20 minuta ose më shumë, por më kot. Aleksandrina u dërgua në klinikë. Gjatë pasdites, ajo i kishte çuar fjalë të dashurës së të shoqit, Zhanë Rozero dhe dy fëmijëve të saj me të, Denisa dhe Zhaku. Denisa sapo kishte mbushur të 13-at dhe Zhakun të 11-at. Zhana e tmerruar doli menjëherë në përfundimin se Zola ishte vrarë.

Zhanë Rozero ishte 27 vjet më e re se Zola dhe kishte qenë dashnorja e tij prej vitit 1888, një situatë që Aleksandrinë e kishte pranuar me gjysmë zemre, pasi ajo dhe Zola, nuk kishin fëmijë.

Metresa nuk do të ishte personi i vetëm që dyshonte për diçka të dyshimtë, në lidhje me vdekjen e shkrimtarit. Ai kishte bërë armiq fanatikë në të djathtën nacionaliste, nisur nga sulmi ndaj autoriteteve mbi çështjen “Dreyfus”. Ndërkohë, trupi i tij dergjej në një arkivol të hapur zbukuruar me lule në shtëpinë e Parisit. Mes atyre që erdhën t’i bëjnë nderimet ishte edhe Alfred Dreyfusi, po ashtu Zhana dhe dy fëmijët shkelnin për herë të parë në shtëpi. Aleksandrina u kthye nga klinika dhe, më 5 tetor, një të diel, një turmë prej rreth 50 000 shoqëroi kortezhin në Varrezat Montmartre, ku morën pjesë ministra të qeverisë, zyrtarë dhe delegacione të minatorëve dhe masonëve. /Konica.al/Ushtarët nderuan me armë ndërsa kalonte makina e funeralit. Ishte i pranishëm edhe Dreyfus dhe Anatole France, i cili mbajti një fjalim plot lavde për Zolanë. 

“Zola, është i denjë për vendin e tij, sepse nuk e humbi besimin në aftësinë për të sunduar me ligj”  – duke përfunduar: “Ai ishte një moment në historinë e ndërgjegjes njerëzore”.

U përhapën thashetheme, se Zola ishte vrarë.

U urdhërua një hetim, specialistët kryen teste në shtëpinë e Parisit, u ndez zjarri, por pati fare pak shenja të monoksid karbonit, madje derrat që u mbyllën në dhomë nuk pësuan asnjë dëmtim. U çmontua oxhaku, por asgjë me rëndësi nuk u gjet, megjithëse sasia e blozës së oxhakut nuk ishte fshirë siç duhet. Mjeku ligjor, me sa duket i shqetësuar për të zbutur situatën, nuk pranoi të bënte publike raportet e ekspertëve dhe njoftoi se vdekja e Zolasë kishte ardhur për shkaqe natyrore.

Vite më vonë, në 1953, një letër drejtuar një gazete franceze, pohonte se Zola ishte vrarë nga një anti-Dreyfusard, kontraktues montimi oxhakësh, ndërsa po riparohej çatia e shtëpisë ngjitur. Ai dhe njerëzit e tij e kishin bllokuar me qëllim oxhakun e shtëpisë së Zolasë pa u vënë re, në hyrjen dhe daljen e përgjithshme, po ashtu e kishin zhbllokuar atë në heshtje herët të nesërmen, përsëri pa u vënë re. Me sa duket, atë që kishte bërë e rrëfeu në shtratin e vdekjes në vitin 1927. Disa nga biografët e Zolasë e kanë pranuar rrëfimin, por Frederick Brown, në biografinë e tij magjistrale, del në përfundimin se historia mund të ketë qenë e vërtetë, por e ka të pamundur të jetë i sigurt.

Në vitin 1908, trupi i Zolasë u zhvendos në Panteon, mauzoleun e nderuar të të mëdhenjve të Francës.

Pati përplasje dhe goditje, ndërsa nacionalistët e zemëruar u përpoqën të ndalonin makinën, por u ndaluan nga policia dhe ushtarët, kurse arkivoli u vendos në një katafalk të lartë. Në ceremoninë e rivarrimit mori pjesë edhe Presidenti. Aleksandrina, Zhana dhe dy fëmijët ishin të pranishëm. Po ashtu ishte i pashmangshëm edhe Dreyfus, i cili, u qëlluan me dy të shtëna pistolete nga një burrë pranë katafalkut, një gazetar i quajtur Louis Gregori. Dreyfus mori një plagë të lehtë në krah. Pasi mbaroi gjithë trazira, Aleksandrina, Zhana dhe fëmijët zbritën në dhomën e nëndheshme, ku Emil Zola u varros pranë një tjetër titani, Viktor Hygosë. / KultPlus.com

Të ngjajshme