20 Maj, 2024 - 9:30 am
Entela Kasi, gjatë ditëve të Panairit Ndërkombëtar të Librit në Selanik, pati një vizitë zyrtare në Muzeun Hebraik të Selanikut.
Ajo i bëri dhuratë Bibliotekës së Muzeut botimin antologjik “18 histori hebraike” (18 Jewish Stories) në gjuhën angleze, ku mes veprave të autorëve të huaj është përfshirë në këtë botim edhe ” Rikthimi” nga autorja Kasi.
Ky botim antologjik është realizuar nën kujdesin e shkrimtares dhe studiueses Nora Gold, themeluese e medias dhe botimeve Jewish Fiction. “18 histori hebraike” është botuar nga Academic Studies Press në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu ky botim është fitues i Çmimit të vitit 2023 në kategorinë – prozë antologjike. Njëkohësisht media si New York Times, Los Angeles Reviews of Books, etj, por edhe autoritete të kritikës botërore e kanë çmuar këtë botim si një prej veprave më të mira të vitit 2023.
Shkrimtarja Entela Kasi në këtë vizitë të rëndësishme në Muzeun Hebraik të Selanikut ishte e shoqëruar nga stafi i Konsullatës së Shqipërisë në Greqi./ KultPlus.com