20 Maj, 2018 - 6:00 pm
Publicistja Entela Komnino, autorja e librit ‘E vërteta për Nolin”, është vlerësuar me çmimin e mirënjohjes ‘Dritëro.
Vlerësimi për Komninon u dha mbrëmjen e djeshme gjatë aktivitetit ‘Ditenetët e librit’ në Tiranë .
/>
Ka qenë libri ‘E vërteta për Nolin’ ai që pas shumë vite hulumtimesh për një emër të madh shqiptar si Fan Noli, e çmoi me një emër tjetër të madh si ai i Dritëro Agollit.
Për gazetaren televizive prej 25 vitesh dr. Entela Komnino, emrat e mëdhenj nuk duhet të trembin studiuesit, edhe kur është fjala për të thyer tabu të mendimit për ta.
Madje sipas saj, në rastin e Fan Nolit, tabuja duhet thyer në kahun tjetër; mendimi shqiptar duhet të artikuloje me mjetet moderne të vlerësimit se përse Noli është vërtetë i madh dhe çfarë përcjell në ditët tona./ata