Ermal Meta e sjell romanin e tij edhe në gjuhën shqipe: Një emocion i pandjerë më parë

14 Tetor, 2022 - 11:34 am

Kantautori shqiptar që jeton prej vitesh në Itali ka debutuar me romanin “Domani e për sempre” i cili doli në shitje më 19 maj, shkruan KultPlus.

Libri i parë i artistit me origjinë shqiptare, Ermal Meta, sjellë në sytë e italianëve Shqipërinë e viteve 1943 dhe padyshim nuk kishte si të mungonte kjo vepër edhe në gjuhën shqipe.

Ermal Meta sapo na ka njoftuar se libri “Nesër dhe përgjithmonë” tashmë është përkthyer edhe në gjuhën shqipe.

Ky është një emocion i veçantë për Ermalin, pasi libri vjen në gjuhën e nënës.

“Ky eshte nje emocion i pandjere me pare. Nje tjeter kopertine, nje tjeter gjuhe, ajo e nenes, e njejta histori. Neser e pergjithmone fillon nje udhetim tjeter, me te edhe une.

Falenderoj @arlindadudaj per pasionin e saj”, shkruan Meta. / KultPlus.com

Të ngjajshme