23 Shtator, 2019 - 3:34 pm
Me botues “Jalifat Publishing”, Esad Dujaka ka publikuar librin më të ri “Duke pritur ditën “D”, libër i cili i dedikohet të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës.
“Metamorfoza e njeriut tonë”, është hyrja e këtij libri, i cili pason me Dita ime e Pavarësisë”, ku Dujaka tregon emocionet që i ka sjell kjo ditë e veçantë.
“Plagët shqiptare në të dy anët e Drinit”, “Mesjeta politike shqiptare”, “Lufta e paqja”, “Kush i ka gërshërët”, “A është veriu Kosovë”, “Të vjedhim, nëse diçka mbetet”, “Ata janë fajtorë, unë jo”, janë vetëm disa nga titujt e rrëfimeve të Dujakës, që sjell nëpërmjet këtij libri, që ndahet në pesë kapituj.
Esad Dujaka është veteran i gazetarisë, dhe përpos punës së tij si gazetar ai është prezantuar edhe me disa libra, dhe libri “Duke pritur ditën D”, është libri i tij i katërt./KultPlus.com