29 Prill, 2023 - 11:58 pm
François-Marie Arouet, i njohur me emrin e tij të pendës Voltaire, konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të Francës i Epokës së Iluminizmit.
Volteri ishte një njeri me arsye, një deist që urrente fanatizmin, bestytninë, idhujtarinë dhe kryesisht faktin që burrat janë të aftë të dëmtojnë njëri – tjetrinë për të mbrojtur një doktrinë që ata mezi e kuptonin.
Puna më e njohur e Volterit është Candide. Novela satirike mbi gjendjen njerëzore botuar në 1759, ishte një nga më të shiturat nga momenti kur u shfaq dhe u përkthye në çdo gjuhë të mundshme.
Volteri tha për veten e tij se ai “shkroi për të vepruar” dhe dëshira e tij më e madhe si filozof ishte të ndryshonte mënyrën e të menduarit dhe të sjellurit të njerëzve. Ai besonte fort në arsyen, tolerancën, lirinë e fjalës dhe një shoqëri të lirë dhe liberale.
Këtu janë 20 citime të Volterit që do të lënë mbresa të forta te çdokush që i lexon thellësisht ato. Ne duam prej jush, siç është traditë tashmë, të na thoni cilën prej mençurive të Volterit vlerësuat apo pëlqyet më së shumti.
Sa më shpesh që përsëritet një budallallëk, aq më shumë ai merr pamjen e mençurisë.
Është e rrezikshme të jesh i drejtë në çështjet për të cilat autoritetet janë gabim.
Mendoni për veten tuaj dhe lërini të tjerët të gëzojnë këtë privilegj gjithashtu.
Ata që mund t’ju bëjnë të besoni absurditete, mund t’ju bëjnë të kryeni mizori.
Pasqyra është një shpikje e pavlefshme. E vetmja mënyrë për të parë me të vërtetë veten është në pasqyrimin e syve të dikujt tjetër.
Vlerësoji ata që kërkojnë të vërtetën, por ki kujdes nga ata që e gjejnë.
Nëse Zoti nuk do të ekzistonte, do të ishte e nevojshme ta shpiknim atë.
Le të kultivojmë kopshtin tonë.
Speciet tona të mjera janë bërë aq të tilla, saqë ata që ecin në shtegun e shkelur mirë, hedhin gjithmonë gurë në drejtim të atyre që po tregojnë një rrugë të re.
Gjykojeni një njeri nga pyetjet e tij më tepër sesa nga përgjigjet e tij.
Çdo njeri është fajtor për të gjitha të mirat që nuk bëri.
Dyshimi është një gjendje e pakëndshme, por siguria është një gjë qesharake.
Vlerësimi është një gjë e mrekullueshme. Kjo e bën atë që është e bukur tek të tjerët, të na përkasë edhe neve.
Mos mendoni se paraja bën gjithçka ose do të përfundoni duke bërë gjithçka për paranë.
Është e qartë se individi që persekuton një njeri, vëllain e tij, sepse nuk është i të njëjtit mendim, është një përbindësh.
Sa më gjatë që të qahemi mbi fatkeqësitë tona, aq më e madhe është fuqia e tyre për të na dëmtuar.
Zoti më mbroftë nga miqtë e mi: se nga armiqtë ruhem vetë.
Burrat janë të barabartë; nuk është lindja por virtyti që bën ndryshimin./shkollaesuksesit/KultPlus.com