29 Mars, 2021 - 7:56 pm
Revista “Balkan Culture” organizon Maratonën e Parë të Poezisë Ballkanike më 31 mars.
Në këtë event do të marrin pjesë 17 poetë të njohur nga 12 vende, midis tyre Maklena Nika e cila përfaqëson Shqipërinë, dhe Fahredin Shehu, Kosovën, të cilët do të lexojnë poezitë e tyre në gjuhën e tyre (me përkthim simultan në anglisht).
Maratona e Parë e Poezisë Ballkanike aspiron të kontribuojë në forcimin e imazhit të poezisë, por edhe në bashkëveprimin dhe njohjen e popujve të Ballkanit. Ballkani, një udhëkryq i kulturave dhe tregtisë, gjithmonë ka funksionuar pozitivisht. Gjithmonë mikpritës dhe tolerant, me një larmi gjuhësh, fesh dhe etnish.
Folësi kryesor i veprimtarisë do të jetë Prorektori i Universitetit të Peloponezit, Profesor George Andreiomenos.
Aktiviteti do të zhvillohet të mërkurën më 31 mars 2021, në orën 19:00 në YouTube. / KultPlus.com