15 Dhjetor, 2017 - 11:53 am
Sot shënohet 75 vjetori i vdekjes së Faik Konicës, kurse thëniet e tij vlerësohen të jenë një pasuri kombëtare, shkruan KultPlus.
Shumica e vështrimeve të tij, akoma vazhdojnë të jenë të qëndrueshme, dhe vlerësohet të jetë një ndër figurat që ka njohur më së miri kombin e tij.
Një ndër vështrimet e tij mbi shqiptarët është edhe kjo:
“Shqiptarët janë një komb që i pëlqen të lëvdojë veten. Si thonë gojë-rrumbullët tanë, kombi shqiptar është i pari nga mendja, nga të sjellurit e nga trimëria. Mua më duket se një njeri që i ka trutë në vend nuk duhet të flasë në atë mënyrë. Po të ishte ashtu…shqiptarët do të kishin dalë me kohë nga dita e zezë ku ndodhen”, ka shkruar Konica në vitin 1935. /KultPlus.com