13 Maj, 2019 - 4:30 pm
Fatos Kongoli, Kim Mehmeti, Adrian Civici, Skënder Buçpapaj e Çun Lajçi janë fituesit e edicionit të gjashtë të Panairit Kombëtar të Librit në Fier.
Nga 132 libra konkurrentë, në gjini të ndryshme, juria e panairit e përbërë nga akademiku Ali Aliu (kryetar) dhe Flutura Açka e Erenestina Halili (anëtare), arriti të përzgjedhë më të mirët. Në këtë edicion u ekspozuan 5 mijë tituj librash, nga të cilët 1.200 ishin të rinj. Rreth 100 shtëpi botuese sollën për publikun e gjerë autorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, dhe trevat e tjera shqipfolëse./ KulPlus.com