25 Dhjetor, 2018 - 10:00 pm
Sikur ta kishit ditur se, kur shtëpia është e errët dhe e qetë, unë hyj dhe ju shikoj si merrni frymë. Aty në heshtje, e pyes veten se a e dini sa shumë ju du. Mendoj për gjërat që do t’kisha mundur t’i bëj e them ndryshe, dhe e pyes veten nëse i harroni gabimet e mia, apo i grumbulloni në kujtesë. Shpresoj dhe lutem, aty në heshtje, se do ta dini sa thellë e gjërë ju dua.
M’keni parë në versionin më të mirë timin, edhe në më t’keqin. Sot n’mëngjes jemi përqafuar në krevat dhe koka jote u mbështet në gjoksin tim. I morra erë flokëve të tua dhe të pëshpërita se të dua. Edhe të mbatja ligjëratë se si duhet TË DËGJOSH dhe TË MOS NDËRPRESËSH, dhe isha shumë më terse se duhej. Më vonë, u shtriva në krevatin tënd dhe të kërkova falje.
Ju m’i keni parë të gjitha ngjyrat, dhe para jush nuk kam asnjë maskë. Jam veç një nanë e tollovitur që shpesh kërkoj falje dhe ju dua me çdo grimcë të qenies time.
Dua ta dini…
Nuk e di sakt se çfarë po bëj. Do të doja ta dija, por nuk e di. E bëj më të mirën që mundem dhe i besoj instiktit tim, por ndonjëherë bëj gabime. Ndonjëherë them gjëra që nuk duhet të thuhen. Ju lutem më tregoni kur ju lëndoj dhe do ta përmirësoj. Ne po mësojmë dhe rritemi bashk.
Ndonjëherë nuk mund t’i gjej fjalët për ta përshkruar se çfarë ndjej për ju. Dua, por nuk mundem.
Edhe pse ndonjëherë jam e stërngarkuar dhe e stresuar do të doja t’i jetoj këto ditë përgjithmonë.
Jam krenare me ju. Jua them këtë, por akoma nuk e kuptoj plotësisht çfarë do të thotë. Jam krenare me ju në një mënyrë që nuk varet nga sukseset apo dështimet tuaja. Jam krenare për atë se kush ju jeni, dhe çdoherë do të jem fansja juaj më e madhe, pavarësisht çdo gjëje.
Shpresoj që mospërkryerja ime ju lejon bën të kuptoni se është në rregull mos të jeni të përkryer. Shpresoj se çdoherë do të më lejoni t’i shoh gabimet tuaja dhe ta dini se jeni të sigurt me mua. Shpresoj asnjëherë të mos hamendeni të më tregoni kur të gaboni, sepse kjo nënë jo e përkryer do t’ju dojë pavarësisht gjithçkaje.
Dashuria ime do të mbështillet rreth jush, deshët apo s’deshët. Nuk ka diçka që mund ta bëni e që do t’më bënte të mos ju dua. Asnjëherë.
Ju dua. /supergrat.net/ KultPlus.com