Festivali i Poezisë RESPOETICA fton krijuesit për aplikim

20 Shtator, 2024 - 1:03 pm

Këtë vit do të nisë edhe një garë poetike, e që do të realizohet nëpërmjet Konkursit Mbarëkombëtar të Poezisë “Respoetica”, shkruan KultPlus.

Ky festival i poezisë do të mbahet në Prizren, e thirrja për këtë konkurs është e hapur deri më 25 shtator të këtij viti.

KultPlus më poshtë ju sjell njoftimin e plotë të organizatorëve.

Konkursi Mbarëkombëtar i Poezisë

RESPOETICA

Në kuadër të edicionit të parë të Festivalit të Poezisë RESPOETICA i cili do të mbahet gjatë muajit tetor në Prizren, ftohen krijues nga të gjitha trevat shqiptare t’i dërgojnë poezitë e tyne ma së largu deri me datë 25 shtator 2024 në e-mail adresën:

respoetica.sc@gmail.com

Kriteret për pjesëmarrje:

– poezia duhet të jetë e pabotueme dhe e papublikueme ma parë

– poezia patjetër duhet të jetë e redaktueme

– poezia të jetë gjuhësisht korrekte

– poezia duhet të dërgohet me shifër

Poezitë të cilat nuk i plotësojnë kriteret dhe ato të cilat dërgohen mbas datës dhe kohës së caktueme (25 shtator 2024, ora 23:59), nuk hyjnë në konkurim.

Ju priftë e mbara!/ KultPlus.com

Të ngjajshme