30 Dhjetor, 2018 - 10:12 am
Ajnshtajn ishte vlerësuar se kishte koeficientin e dijes së trurit 165 dhe ishte i njohur në botë me teorinë e relativitetit, përderisa para gati një shekulli kishte fituar çmimin “Nobel për Fizikë” për zbulimin e ligjit të efektit fotoelektrik.
Por doktori i Fizikës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Shukri Klinaku, thotë se teoria e Ajnshtajnit është e paqëndrueshme, pasi ka gjetur shumë gabime në të, shkruan “Zëri”.
Klinaku shkon edhe më tej me kritika, duke e vlerësuar Ajnshtajnin si njeri konfuz dhe mistik, ndërsa për teorinë e tij thotë se është e pasaktë.
Për të arritur në këto konstatime Klinaku thotë se i janë dashur 30 vjet studime.
“Shumicën e kohës kam punuar në shpjegimin e lëvizjes relative. Sot teoria speciale e relativitetit është teoria dominante shkencore. Unë qysh para përfundimit të studimeve bazike kam filluar ta studioj atë teori, afër 30 vjet unë punoj në këtë lëmi”, ka thënë ai për gazetën Zëri.