26 Shtator, 2019 - 11:00 am
“No one is too small to make difference”, titullohet libri i aktivistes së njohur suedeze, 16 vjeçarës Greta Thunberg, shkruan KultPlus.
Ky libër është një përmbledhje e fjalimeve të kësaj vajze, e cila është duke inspiruar mijëra njerëz në tërë botën.
Thunberg mban fjali dhe aksione për ndryshimin klimatik. Ajo e nisi e vetme një protestë në muajin gusht në Suedi dhe është themeluese e lëvizjes “Youth Strike for Climate”.
Ajo gjithashtu është nominuar për çmimin Nobel për Paqe, vetëm një ditë para aksionit më të madh global për ndryshimet klimatike. / KultPlus.com