Fjalori frëngjisht “Petit Robert” për 50 vjetorin mbushet me vepra arti

25 Gusht, 2017 - 9:13 am

Fjalori i famshëm frëngjisht “Petit Robert”, shpesh herë i quajtur “grija i vogël i mendimit” për shkak të pamjes së tij të zbardhur dhe mungesës së plotë të ilustrimeve në faqet e tij, ndriçohet me 22 vepra origjinale të artistes Fabienne Verdier me rastin e 50 vjetorit.

“Pikturat me ngjyra të futura në trupin e fjalorit nuk janë ilustrime por ndriçime në kuptimin e Rimbaud në poemat e tij”, thekson linguisti Alain Rey, 88 vjeç, që ideon “Petit Robert” prej 50 vitesh.
Por edhe në këtë edicion nuk do të ketë ilustrime shpjeguese sikurse gjenden në enciklopedi. Pikturat e Fabienne Verdier, 55 vjeç, janë abstrakte dhe e bëjnë këtë version të 50 vjetorit një objekt hibrid mes fjalorit dhe librit të artit.

“Bëhet fjalë për të parë leksikun francez sikur të ishte një vepër arti”, thotë Alain Rey me entuziazëm.

“Kjo i jep vetë trupit të gjuhës franceze një realitet dinamik, që njësoj si piktura abstrakte, është e themeluar mbi lëvizjen e natyrshme të gjërave”, vazhdoi ai.

“Çdo pikturë shpreh një përplasje të dy termash, dy ideshë kryesore, duke kaluar nga evidenca e dukshme si ‘natë dhe errësirë’ në absurditetin krijues dhe pak shokues si për shembull me çiftin ‘labirinth dhe liri’”, shpjegon leksikografi.

Në çdo vepër, kur përthyhet, mund të lexohet në anën e kundërt një tekst i shkurtër i Alain Rey.
Kështu në të kundërt të “Shpirt-Evazion” ai shkruan: “Çfarë pasurie në këtë fjalë, shpirt! Frymë, ndjesi, engjëll, demon, parim i mendimit, inteligjencë dhe vullnet, vrull dallgësh të çliruara… Shpirti nga natyra është evaziv, është i bërë për evazion”./ KultPlus.com

Të ngjajshme