17 Shtator, 2020 - 3:38 pm
Profesori Universitar, Flamur Maloku ka botuar librin më të ri studimor mbi poetin kombëtar, gegun e paharrueshëm, Gjergj Fishtën, përcjellë KultPlus.
Botuesi Behar Gjoka ka vlerësuar se ky libër e kthen vëmendjen nga vlerat e përjashtuara nga panteoni i letrave shqipe.
“Libri “Fishta-dhe tradita e leximit”, i autorit Flamur Maloku, të cilin pata kënaqësinë ta botoj, kthen vëmendjen nga vlerat e përjashtuara nga panteoni i letrave shqipe, së paku në Shqipni”, shprehet Gjoka.
Ky libër është botuar në Qendrën e Shqiptare të Studimeve Letrare “Pjetër Budi”, Tiranë dhe është vepra e 9-të e autorit Flamur Maloku. / KultPlus.com