5 Mars, 2019 - 6:17 pm
Shkrimtarja Flutura Açka, në një bashkëbisedim me Adi Krastën ka rrëfyer emocionin më të fuqishëm të jetës së saj, dhimbjen e madhe prej humbjes së djalit të saj.
Në një gjysmë orë intervistë, Açka ka ndarë tregimin për sëmundjen e djalit dhe se si ajo mësoi shumë nga ky djalë i ri 17 vjeçar që nuk jeton më.
Açka mes tjerash tregon se i biri i saj, Jerin, kishte edhe Prishtinën si një vend që donte ta vizitonte.
“Thethin, Prishtinën, Tiranën edhe Firencen, këto katër vende i dashuronte shumë. Këto vende ku kemi qenë të lumtur, por ka kaq shumë vende ku kemi qenë të lumtur” tregon Açka, e tëra e rrëmbyer prej dhimbjes por edhe si një grua e fortë duke e mbajtur veten.
“Jam ende në procesin e zisë së thellë. Ai do të mbetet djali që nuk do të ndryshojë kurrë në moshë….. Ditët e fundit ai kërkonte gjëra shqiptare, petulla, çaj mali, ujë të ftohtë nga çesma, u kthye te thelbi, se si shkon njeriu te thelbi aty e kam parë, e kam parë me tim bir” tregoi Açka.
Rrëfimi i saj i plotë është këtu poshtë: