Frojd: Treguesi i parë i idiotësisë, është mungesa e plotë e turpit

17 Nëntor, 2019 - 2:30 pm

Frojdi njihet si themelues i psikanalizës dhe për idetë radikale mbi botëkuptimin e njeriut, shkruan KultPlus.

Në vijim mund të lexoni disa nga thëniet më të njohura të tij:

Njerëzit janë më moralshëm sesa mendojnë dhe shumë më tepër imoralë sesa e përfytyrojnë!

Kur njerëzit më kritikojnë, unë e di se si të mbroj veten. Por, përballë lëvdatave jam i pafuqishëm!

Treguesi i parë i idiotësisë, është mungesa e plotë e turpit!

Një pjesë e madhe e asaj që është e vërtetë brenda nesh nuk kuptohet; dhe ajo që kuptohet, nuk është e vërtetë.

Qytetërimi zuri fill kur një person i zemëruar hodhi fjalën në vend të gurit!

Sa i guximshëm bëhet njeriu, kur është i sigurt se e duan!

Një qytetërim që lë një numër kaq të madh të pjesëtarëve të tij të pakënaqur dhe i çon ata në revoltë nuk e ka merituar dhe nuk e meriton të ekzistojë!

Njeriu nuk ia arrin t’i eliminojë komplekset e tij, por pajtohet me to: ato ligjërisht e drejtojnë veprimtarinë dhe sjelljen e tij në botë!

Të jesh tërësisht i ndershëm me veten është një ushtrim i mirë!

Fëmijët janë krejtësisht egoistë; ata i ndiejnë nevojat e tyre intensivisht dhe përpiqen mizorisht që t’i kënaqin!

Ëndrrat janë shpesh më të thella, kur ato duken më të çmendura!

Nëse dikush ka qenë i përkëdheluri i padiskutueshëm i nënës, ai ushqen gjatë jetës një ndjenjë triumfuese, besimin në sukses, çfarë jo rrallë sjell edhe suksesin!

Iluzionet na sundojnë, sepse ato na kursejnë në dhimbje dhe na lejojnë të shijojmë kënaqësinë në vend të saj. Prandaj duhet t’i pranojmë pa ankesa, kur ato nganjëherë përplasen me realitetin përballë të cilit, bëhen thërrime! / KultPlus.com

Të ngjajshme