24 Tetor, 2019 - 8:53 pm
Kanuni i Lekë Dukagjinit është vepër unikale me frymë humaniste, e konsideruar si Bibla shqiptare.
Kjo përmbledhje normash me karakter juridiko-social është monumenti kulturor dhe historik i së drejtës tradicionale të shqiptarëve, i trashëguar deri në shekullin e 20.
Kanuni i Lekë Dukagjinit është modeli më i plotë i organizimit tradicional të jetës shqiptare, është rregulli që kërkohet e ligji që duhet të zbatohet kur ligjet nuk veprojnë apo janë tolerante ndaj kriminelëve.
Ai mbron automatikisht individin, familjen, shoqërinë e kombin.
Në Kanun thuhet se askush nuk ka të drejtë të ja marr jetën tjetrit përveç Zotit që ia ka falë njeriut. Prandaj ai është quajtur kushtetuta e parë shqiptare.
Sot, shkrimtari dhe publicisti i njohur Bajram Mjeku ka ndarë me lexuesit e tij në rrjetin social facebook një thënie nga Kanuni i Lek Dukagjini, të cilën KultPlusi e sjell më poshtë:
Gjaku s’hup kurr!
Gjakun shtat pash ner dhé me shti, ai prap del mbi dhé! /KultPlus.com