4 Tetor, 2019 - 2:39 pm
Michelle Obama nuk është vetëm bashkëshortja e ish-presidentit amerikan Barack Obama. Ajo është një avokate shumë e suksesshme, por njëkohësisht edhe një oratore mjaft e mirë, cilësi e cila është vënë re edhe gjatë fjalimeve politike të zgjedhjeve të fundit presidenciale në Amerikë.
Kaq e vërtetë është kjo, saqë në komentet e fjalimeve të saj në YouTube mund të lexoni shpesh edhe fjali të tipit : “Nëse ti do të garoje për presidente, vota ime do të shkonte për ty”.
Ndërkohë, në këtë material ne duam t’ju sjellim disa prej thënieve të saj më të mira që kanë për t’ju mbetur gjatë në mendje për shkak të “peshës” që kanë.
“Suksesi nuk ka të bëjë aspak me sasinë e lekëve që fiton, por me ndryshimin që ti bën në jetën e të tjerëve”.
“Ti duhet të shkosh në shkollë. Ti duhet të shkosh në kolegj. Ti duhet të diplomohesh me patjetër, sepse nëse ka diçka që njerëzit nuk mund ta marrin dot prej teje, ai është edukimi yt. Më beso që ia vlen çdo investim për edukimin tënd”.
“Le ta pranojmë tashmë. Meshkujt e fortë, ata që ia vlejnë t’i kesh idhuj, nuk e ulin një femër për t’u ndjerë vetë të pushtetshëm. Njerëzit që janë vërtetë të fortë, i ndihmojnë të tjerët të rriten bashkë me ta”.
“Nuk ke pse ndryshon për të qenë e rëndësishme. Ti je e rëndësishme ashtu siç je, pa ndryshuar gjë nga vetja”.
“Gjej dhe rri me njerëz që të bëjnë të ndihesh mirë”.
“Unë nuk i loja orët e mësimit. Më pëlqente shumë të merrja nota maksimale. Më pëlqente të isha e zgjuar. Mendoj se të jesh e zgjuar është gjëra më e bukur në botë”. /KultPlus.com