19 Prill, 2019 - 9:00 pm
“Unë nuk njoh ndonjë person që të mos e kërkojë diçka sa më shpejt të jetë e mundur. Ne kërkojmë të na përgjigjen sa më shpejt në mesazhe; kërkojmë të na e kthejnë dashurinë sa më shpejt; kërkojmë të kemi njohje të reja sa më shpejt; kërkojmë të na shërbejnë shpejt në lokale… Pra, kërkojmë gjithçka shpejt. Ne nuk presim.
Mirëpo gjithë këto kërkesa të vazhdueshme dhe të pandalshme për t’i bërë gjërat shpejt, po na bëjnë të humbasim vlerën më të madhe që ekziston dhe që duhet durim. Durimi është e kundërta e dëshirës për t’i arritur gjërat sa më shpejt.
Shumë studime tregojnë se njerëzit e humbasin shumicën e gjërave që i arrijnë brenda një viti, pra që i arrijnë në mënyrë të shpejtë, brenda vitit të parë kur i kanë siguruar ato. Është normale të ndodhë kështu, sepse kur i fitojmë gjërat pa punuar fort, pa etikë, pa vlera, nuk do të dimë kurrë ta vlerësojmë atë që fitojmë.
Pra, kjo është sfida për këdo. Nëse e do ta arrish diçka shpejt, duhet të kuptosh se do ta humbasësh atë po aq shpejt. Nëse punon për të arritur diçka, ke për ta kuptuar dhe çmuar edhe vlerën e saj”. / bota.al