12 Tetor, 2018 - 10:30 am
Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Gjilanit , Shpresa Hajdari, dje ka mbajtur konferencë për media, ku ka prezantuar aktivitetet e shumta të cilat janë realizuar nga dikaster të ndryshëm të kësaj drejtorie.
Ajo ka thënë se si drejtori janë të angazhuar maksimalisht për realizimin e kalendarit të aktiviteteve dhe planit të punës, konform edhe interes të qytetarëve të Gjilanit.
“Jemi qytet që frymën e aktiviteteve kulturore, sportive dhe rinore e mbajmë në nivelin më të lartë të mundshëm në nivel të Republikës. Kjo tashmë është dëshmuar me aktivitete të shumta dhe të larmishme për të gjitha moshat. Gjilani që nga teatri, trupa e së cilës është përfaqësuese e Gjilanit të festival të ndryshme brenda dhe jashtë kufijve e deri te festivalet për fëmijë që janë një shembull i organizimit dëshmon për gjallërinë e madhe”, ka thënë ajo, shkruan KlanKosova.
Gjithashtu, sipas Hajdarit, aktivitetet sportive Gjilanit ia kanë rritur namin dhe e kanë vendosur në vendin e parë në nivel vendi dhe përfaqësuese e denjë në garat ndërkombëtare të futbollit.
Drejtoresha e Kulturës në këtë komunë ka potencuar që DKRS është në proces të përgatitjeve për organizimin e manifestimit shumëkulturor mbarkombëtar, “Flaka e Janarit 2019” dhe shpresohet në mbështetjen edhe për këtë vit nga ana e Qeverisë së Kosovës./ KultPlus.com